Takimi i I-rë i Komitetit Monitorues të Programit IPARD-III, u zhvillua në ambientet e Il Paese në parkun e Pezës.
Fjala përshëndetëse dhe hapja e takimit u bë nga znj. Frida Krifca, Ministër i Bujqësisë dhe
Zhvillimit Rural.
Fjalë përshëndetëse pati dhe nga Z. Frank Bollen, DG- AGRI Komisioni Evropian dhe Z. Andrea Vera, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Më pas u bë prezantimi i anëtarëve pjesëmarrës të komitetit dhe miratimi i agjendës për programin IPARD III 2023-2027.
U dha informacion mbi statusin e marrjes se besimit për detyrat e zbatimit te buxhetit dhe per
masat e reja në Programin IPARD III, Planin Vjetor të Asistencës Teknike dhe mbi masat e reja të Programit IPARD III.
U bë miratimi i rregullave te procedurave te Komitetit te Monitorimit, Planit të Vlerësimit, Planit të Aktiviteteve.
Takimi u mbyll me propozime për takimin pasardhës për Komitetin e Monitorimit IPARD mbi një datë të re indikative.