natyrën
t`i japë aromën
Zgjidh ushqime organike që përmbajnë logon BIO dhe mbro shëndetin tënd dhe mjedisin
mirësevini në probio
Rreth Fushatës Ndërgjegjësuese për Ushqimin Organik në Shqipëri
Çfarë bëjmë
Së bashku kemi ndërmarrë një mision për promovimin e ushqimit të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm.
Si po e bëjmë këtë
Besojmë se do ta arrijmë këtë mision nëpërmjet një fushate kombëtare mbi ndërgjegjësimin e konsumatorëve.
Kush e bën këtë
Fushata është nisur si aktivitet nën kuadrin e projektit OT4D i financuar nga qeveria zviceriane dhe implementuar nga IFOAM.
Çfarë bëjmë
Së bashku kemi ndërmarrë një mision për promovimin e ushqimit të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm. ...Dëshirojmë që njerëzit të shijojnë ushqim organik/bio, sezonal, lokal, tregti të drejtë. Pse? Sepse është e shëndetshme për njerëzit, planetin dhe prodhuesit. Prodhimet organike/bio rriten në toka të shëndetshme, në harmoni me natyrën dhe nuk perdorin kimikate që dëmtojnë tokën dhe biodiversitetin. Ndër të tjera, synojmë të qartësojmë konsumatorin, tregëtarin, prodhuesit, përfaqësuesit e mediave dhe institucioneve në Shqipëri se çfarë quhet produkt organik/bio si dhe t’ju njohim me logot që e identifikojnë këtë produkt në Shqipëri.
Si po e bëjmë këtë
Besojmë se do ta arrijmë këtë mision nëpërmjet një fushate kombëtare mbi ndërgjegjësimin e konsumatorëve ...dhe prodhuesve për ushqimin organik/bio. Jemi një grup organizatash, institucionesh, tregëtarësh, prindërish, bashkëpunëtoresh që besojnë se ushyerja e shëndetshme mund ta bëjë botën dhe të ardhmen më të mirë.
Kush e bën këtë
Fushata është nisur si aktivitet nën kuadrin e projektit OT4D (Biznesi Organik për Zhvillim në Europën Lindore) ...) i financuar nga qeveria zviceriane (SECO), dhe implementuar nga IFOAM Organics International, FIBL, Helvetas dhe partner lokal Shoqatën Shqiptare të Marketingut (AAM). Organizata të tjera lokale, tregëtare, konsumatorë dhe prodhues i janë bashkuar kësaj fushate/nisme për të rritur ndërgjegjësimin konsumator për ushqyerjen organike.
për ushqim të mirë
Me ndihmën e një rrjeti të gjerë aktoresh dhe palësh të interesuara, ne hartuam kete fushate ndergjegjesuese, e cila mund të përshtatet me mesazhe dhe imazhe të ndryshme sipas nevojave te prodhuesve apo aktorëve të interesuar ne Shqipëri.
Fushata jonë
Çfarë ka në paketen e fushatës
E gjithë paketa e fushatës përmban gjithcka qe ju nevojitet për tu berë dhe ju pjesë e fushatës për produktet organike/bio. Këtu shpjegohet rreth konceptit të saj, si dhe ju jep mundësinë si të krijoni komunikimin, mjetet dhe mesazhet që mund të përdorni si dhe detajet e kontaktit per ju dhe produktet tuaja.