Granti për Zhvillimin e Bujqësisë Organike (SUOF) për tregun lokal

Programi i Zhvillimit të Tregtisë Organike (OT4D) po lançon Fondi për Zhvillimin e Bujqësisë Organike (SUOF)  për të bashkëfinancuar aktivitetet përkatëse, që rrisin ndikimin, me një potencial për të gjeneruar vlerë të shtuar të konsiderueshme për objektivat e programit dhe në tregjet organike lokale.

Aktualisht drejtoni një aktivitet organik lokal në Shqipëri? Lexoni informacionin e mëposhtëm dhe aplikoni deri më 31 gusht.

Fondi për zhvillimin e bujqësisë organike (SUOF) është pjesë e Programit të Zhvillimit të Tregtisë Organike (OT4D), i cili financohet nga Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe menaxhohet nga IFOAM-Organics International, së bashku me konsorciumin Helvetas-FiBL dhe me mbështetjen e partnerëve zbatues lokalë.

SUOF është një skemë e brendshme financimi e projektit, e krijuar për të bashkëfinancuar aktivitete që lidhen dhe rrisin impaktin në sektorin organik, me një potencial për të gjeneruar vlerë të shtuar të konsiderueshme për objektivat e programit dhe për tregjet organike lokale. Fondi është krijuar për të mbështetur iniciativat ekzistuese organike në tregjet organike lokale në Shqipëri. E njëjta do të implementohet edhe në Serbi.

Fondet e disponueshme do t’i alokohen bizneseve ekzistuese që paraqesin propozime me rezultatet më të mira për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit organik lokal në Shqipëri me fokus në sfidat e mëposhtme:

  • Aksesi në tregjet lokalë,
  • Zhvillimi i zinxhirit(eve) të vlerave,
  • Ofrimi i shërbimeve (inputet organike, asistenca teknike, etj.),

Nëse jeni të interesuar të mësoni më shumë rreth kësaj skeme financimi dhe se si mund të mbështetet nisma juaj shqiptare, aplikoni deri më 31 gusht 2022. Informacioni mbi kriteret e përzgjedhjes dhe disponueshmërinë e fondeve jepet në gjuhën tuaj lokale dhe mund të dorëzohet ose nëpërmjet aplikimit online (Anglisht ose Shqip) ose dërgoni të gjitha dokumentet me email në adresën ot4d@ifoam.bio. Kjo thirrje është publikuar edhe në faqen IFOAM Organics International.

 

Add to cart