June 27, 2022
Prodhuesit
admin

Shkalla Sh – vaj ulliri organik

Kompania “Shkalla SH” prodhon vaj ulliri të cilësisë së lartë, të çertifikuar organik. Fabrika ndodhet në Lundër, 6 km larg qendrës së Tiranës. Historia e familjes fillon para 100 vitesh ku në mullirin e vajit të familjes Ramazan SHKALLA bluheshin ullinjtë e fshatit Farkë. 

Aktiviteti rinisi në vitin 1996 dhe sot fabrika ka një linjë moderne përpunimi “MOD PANORAM 3 TG” me kapacitet 900-1400 kg/orë nga firma e njohur PIERALISI Itali.

Kompania SHKALLA SH prodhon vaj të cilësise së lartë. Që prej vitit 2001 ka filluar certifikimin e prodhimit te ullirit bio/organik sipas standarteve europiane dhe kombëtare organike. Në vitin 2003 ka filluar exportin në Zvicër të vajit të ullirit ekstra të virgjër të çertifikuar organik, i cili vazhdon me sukses deri në ditët e sotme.

Vaji i ulliri ekstra i virgjër organik Shkalla është nderuar për disa vite me rradhe me çmimin BiOL International Prize, duke e renditur vajin Shkalla ndër 10 më të mirët në botë. Këtë vaj ulliri cilësor mund ta gjeni në tregun vendas gjithashtu.

Link: https://shpresashkalla.com/