June 27, 2022
Prodhuesit
admin

BioBes shpk – bimë medicinale

BIOBES është një kompani shqiptare që operon në fushën e prodhimit, grumbullimit, përpunimit dhe eksportit të bimëve aromatike dhe mjekësore. Kjo kompani është krijuar si një vijimësi e një biznesi të vogël familjar që prindërit e z. Besnik Koçi kanë menaxhuar prej vitit 1992.

Kompania bashkëpunon ngushtë me ferma të vogla familjare në zonat rurale që kanë traditë në kultivimin dhe mbledhjen spontane të bimëve aromatike dhe mjekësore. BIOBES ka një portofol me më shumë se 100 produkte që vijnë nga flora spontane dhe nga kultivimi i bimëve aromatike dhe mjekësore të Shqipërisë.

Prodhimi organik është në fokusin e kompanisë.  Shumica e produkteve janë të çertifikuara sipas Standardit Organik Evropian 834/07 dhe Standardit Organik të SHBA NOP. Për më tepër, kompania ka një qasje pozitive të veçantë ndaj mbrojtjes së mjedisit. BIOBES dhe partnerët e saj aplikojnë praktika miqësore me mjedisin dhe shfrytëzojnë në mënyrë të qendrueshme florën spontane të bimëve aromatike dhe mjekësore.

BIOBES ka investuar në linja tharjeje dhe përpunimi që ruajnë cilësinë e bimëve aromatike dhe përpunojnë produktin sipas kërkesës së klientëve.

Në planet e saj të afërta është ofrimi në tregun vendas i cajrave organikë nga bimët mjekësore spontane dhe të kultivuara.

Link: https://www.biobes.al/