June 27, 2022
Prodhuesit
admin

Gjikondi – vaj ulliri organik

Vaji Ekstra i Virgjër GJIKONDI është i çertifikuar ‘Produkt Organik’ dhe është fitues i shumë çmimeve të para nacionale dhe internacionale. Ky vaj prodhohet nga ullinj shekullorë Kalinjot të çertifikuar ‘organik’ të cilët rriten në ullishte me sipërfaqe të vogla-mesatare që u përkasin fshatarëve tw zonws. Fabrika wshtw e pozicionuar nw Qeparo. Ajri i pastër, dielli, klima malore dhe detare janë faktorët kryesorë që ky vaj të jetë i një cilësie nga më të lartat.

Karakteristikat e vajit tw ullirit Gjikondi, i cili është i presuar në të ftohtë në temperaturë <27⁰C janë: aroma e fortë e frutit të ullirit, shija pikante, aciditeti i ulët <0.4% në kohën e prodhimit, antioksidantet e larta, viskoziteti dhe ngjyra jeshile në të verdhë. Sa më e fortë të jetë shija pikante dhe djegëse në fyt, dhe patjetër, duke qenë vaj organik, aq më i pasur është ky vaj me antioksidante të shëndetshëm.

Momentalisht, produkti GJIKONDI shitet nw tregje kombwtare dhe ndwrkombwtare, duke përfshirë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore dhe synimi i kompanisë vitet e fundit ka qenë që ta tregtojë atë edhe ne Lindjen e Mesme, Kinë dhe Japoni.

Link: http://www.gjikondi-oliveoilfactory.com/