June 27, 2022
Prodhuesit
admin

Rudina Safran – shafran organik

Rudina filloi një aventure familjare, për të realizuar ëndrrën në rritje «LULZIM SAFRANI». Shqipëria ofroi dritë, diell dhe një tokë të bekuar për realizimin e kësaj ëndërre, në fshatin Shetaj. Kështu lindi Safrani i Kepit të Rodonit. Zonjat e palodhura të këtij fshati mbledhin me dorë lulet mundësisht të mbyllura, për të evituar diellin, apo insektet të cilët shpërndajnë pjalmin e etaminës (pjesën e verdhë te brendshme të lules) duke ndikuar në cilësinë e safranit.

Safrani organik i Kepit të Rodonit ofrohet prej vitesh në gatimet e restoranteve të Zvicrës. Atë mund ta gjeni të paketuar bukur, në amballazh hermetik, pa ajër dhe të mbrojtur nga drita në disa dyqane në Shqipëri, por mund ta porosisni edhe direkt në faqen e webit: http://www.rudinasafran.com/