June 27, 2022
Prodhuesit
admin

Musai Olive oil – vaj ulliri organik

MUSAI Olive Oil sh.p.k. është një nga prodhuesit e vajit cilësor të ullirit në vend, e cila daton që nga viti 1995. Fabrika ndodhet në Skrofotinë të rrethit të Vlorës, e  pozicionuar përballë kodrave të ullinjve shekullorë. Vaji i ullirit Musai konkuron denjësisht në tregun vendas dhe të huaj si produkt i certifikuar bio/organik nga institucionet ndërkombëtare; mund ta gjeni në tregjet evropiane dhe kombëtare, por edhe përtej kontinentit në New York, Hong Kong, Tokyo etj.
Fabrika prodhon vaj vetëm nga ullinj të zonës së Vlorës, të rritur dhe kultivuar në mënyrë organike dhe një nga rajonet më të pasur në vend me ullinj dhe i famshëm për praninë dhe kultivimin e varietetit autokton “KALINJOT”. 

Kompania ka investuar vazhdimisht në drejtim të përmirësimit dhe perfeksionimit të teknologjisë së përpunimit, me synim arritjen e standardeve më të larta cilësore të prodhimit. Kjo është bërë e mundur dhe falë  pajisjeve më të fundit teknologjike cilësore “Alfalaval” të instaluara në vitin 2019 ne fabrikë.
Aktualisht, kapaciteti perpunues i fabrikës është 2000 ton/sezon (Tetor – Dhjetor).

Vaj ulliri Musai është nderuar me çmime të ndryshme cilësie, kombëtare dhe ndërkombëtare si Biol, Olive Japan, Bleta e Artë, etj.

Link: http://www.musaioliveoil.com/