June 27, 2022
Prodhuesit
admin

Lukova Jon – vaj ulliri organik

Kompania Lukova Jon është një biznes i vogël që operon në sektorin e përpunimit dhe shitjes së vajit të ullirit, që gjendet në komunën e Lukovës, Sarandë, nga ku merr edhe emrin produkti. Fabrika ka nisur funksionimin në Tetor 2007. Për përpunimin e vajit të ullirt përdoret teknologji inovative PIERALISI (2007), që ofron cilësi të mirë të vajit të ullirit në përputhje me standardet evropiane të sigurisë ushqimore.

Vaji Lukova Jon është vaj ulliri extra i virgjër organik i cilësisë së lartë, i përftuar nga ulliri Kalinjot (një varietet shumë i rrallë, i ashtu-quajtur mbreti i ullinjve të Mesdheut) që gjendet vetëm në bregdetin Shqiptar. Ky varietet, përveç shijes së veçantë njihet gjerësisht për cilësitë e tij kuruese për shëndetin. Ullinjtë që përdoren për përpunimin e vajit nuk trajtohen me kimikate dhe mblidhen me dore. Fabrika ka përqafuar prodhimin ekstra të virgjër të cilësisë së lartë, duke respektuar në të njëjtën kohë traditën dhe trashëgiminë e kulturës së rajonit, ku mund të përmendet që NjA e Lukovës, që gjendet përgjatë detit Jon ka numrin më të madh të ullirit në të gjithë bregdetin, rreth 90% te sipërfaqes.

Link: https://www.facebook.com/lukovajonoliveoil/