Krijoni fushatën tuaj promocionale
Paketa e mjeteve
Si ta përdorni paketën e mjeteve
Zgjidhni mesazhet tuaja
Sa kohë keni dhe kanali që zgjidhni, do të diktojë se cilat mesazhe mund të përfshini. Përdorni këtë tabelë për t’ju ndihmuar të vendosni. Të gjitha komunikimet duhet të përfshijnë emrin, sloganin ose mesazhin përmbyllës dhe një thirrje për veprim. Mesazhet shtesë do të ndryshojnë në varësi të objektivit, kanalit dhe kohës në dispozicion.
Organik
ProBio, si ky borzilok, është organik. Nuk është i mbushur plot me pesticide dhe antibiotikë. Pra, është më mirë për ju dhe planetin. #probio
Ky është shafran organik. Nuk është i mbushur plot me pesticide, kështu që është më mirë për ju dhe planetin. Ushqim pa asgjë për të fshehur. #probio
ProBio, si kjo boronicë, është organik. Mblidhet e egër në pyje duke krijuar shumë vende pune për banorët e veriut të Shqipërisë. #probio
Kjo është një lavandul organike. Është rritur në tokë të shëndetshme në harmoni me natyrën. Ushqim i mirë, bujqësi e mirë. #probio
ProBio, si ky vaj ulliri, është organik, kështu që është më mirë për planetin ashtu si ju. #probio
ProBio, si ky ulli, është organik. Nuk është rritur me kimikate që dëmtojnë tokën dhe jetën e egër. #probio
Kjo është kërpudhë organike. Eshtë e mbledhur në gjendje të egër në natyrë. Konsumoni më pak mish, më shumë perime. Është më mirë për ju dhe planetin. #probio
ProBio, si kjo kumbull, është organik. Ndihmon fermerët të bëjnë jetesën dhe krijon vende pune. #probio
ProBio, si ky mjaltë, është organik. Ai ka standarde më të larta të mirëqenies për bletët, kështu që është më mirë për to si dhe për ju. #probio
Kjo është një vezë organike. Pulat organike janë më të shëndetshme dhe jo të mbyllura në kafaz me mijëra pula të tjera. #probio
Zgjidhni fotot tuaja
Ky sistem lejon që të tregojmë aspekte të ndryshme të ProBios – nga përbërësit, tek prodhuesit, deri tek ushimi final i përgatitur me këtë produkt. Në çdo komunikim mund të përdorni 1 deri në 3 foto. I kemi ndarë imazhet në 8 kategori të ndryshme.

1. Bujqësia
Nga e ka origjinën ushqimi

2. Produkti
Tregoni produkte individuale

3. Produkti i dekonstruktuar
Tregoni detaje për produktet individuale

4. Produkti në pikat e shitjes
Si tregohet ushqimi zakonisht në treg

5. Detaje të produktit
Fokusohuni në cilësitë individuale të një produkti

6. Përgatitja e ushqimit
Tregoni si përgatitet ushqimi

7. Rezultati përfundimtar
Tregoni si përdoret ushqimi në një vakt

8. Mënyra e jetesës
Përfitimet e zgjedhjes së një mënyre të ushqyeri organike
Zgjidhni ngjyrat tuaja
Zgjidhni ngjyrat shtesë të sfondit duke zgjedhur një ngjyrë të theksuar nga imazhet. Ju mund të përdorni çdo ngjyrë që shfaqet në fotografi – nuk duhet të jetë ngjyra kryesore. Ngjyrat e kundërta ndihmojnë që dizajni juaj të ndihet i freskët dhe modern. Ju gjithashtu duhet të jeni të vetëdijshëm për kuptimet e ngjyrave në rajonin tuaj dhe të zgjidhni ngjyrat bazuar në atë që ju – si profesionist marketingu ose dizajni – dini se do të funksionojnë mirë në vendndodhjen tuaj.
Shembull:
Përmblidhini të gjitha
Pasi të keni kaluar hapat 1-5 dhe të keni marrë vendimet tuaja, keni gjithçka që ju nevojitet për të krijuar komunikime – është vetëm një bashkim elementësh.


Logo
Logo ProBio është krijuar me dizajn minimalist dhe ngjyra që përputhen me fushatën dhe organiken. I transmeton qartë konsumatorit identitetin e fushatës dhe është shumë lehtë e dallueshme.
Tipografia
BLT-Heirloom Light është një shkrim në kategorinë organike. Përshtatet me fushatën dhe jep një ndjesi vizive të këndshme dhe autentike. Është i përshtatshëm për printim dhe për formatin digjital në paisje të ndryshme.
ProBio organik shembull
ProBio organik shembull
ProBio organik shembull
ProBio organik shembull
ProBio organik shembull
ProBio organik shembull
Infografikë
Infografika është një mënyrë efektive për të vizualizuar informacionin kompleks në një mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme.
Për të arritur një pamje dhe ndjesi të qëndrueshme për grafikët dhe diagramet, dhe për të përforcuar autorësinë tonë, ne përdorim gjithmonë ngjyrat e markës sonë – të nxjerra nga fotografia e ushqimit – dhe tipografinë.
Kur përdorni këto infografikë, kini parasysh se si ato punojnë me asetet e tjera të markës. Përdorimi i infografikëve dhe fotografive të shumta mund të krijojë një mbingarkesë vizuale që është e pakëndshme për audiencën.
Shembull:
Ikonografia
Përdorimi i ikonografisë së thjeshtë është një mënyrë efektive për të mbështetur mesazhet. Ju gjithashtu mund t’i përdorni ato si grafikë të pavarur. Këto ikona funksionale janë krijuar duke pasur parasysh printimin dhe digjitalin – të gjitha mund të shihen në përmasa të vogla. Ju lutemi përdorni këtë stil ikone si një udhëzues për të krijuar më shumë asete.
Ide aktivizuese
Përtej fushatës vizuale, ka qindra mënyra se si mund t’i angazhoni njerëzit me ushqimin ProBio, nga marketingu gueril te një film i shkurtër, PR deri tek promovimet në dyqan. Ky seksion përmban disa ide të mundshme. Do të donim të dëgjonim se si e keni përdorur fushatën e ProBio. Kontaktoni në info@pro-bio.al.
Një film për personazhin hero
Krijoni një film të shkurtër dhe tërheqës që tregon historinë e ushqimit ProBio – dhe pse ka rëndësi. Kjo mund të funksionojë në çdo kanal digjital në pronësi dhe të përdoret nga partnerët për të përhapur fjalën.
Marketingu gueril
Bindni konsumatorët të zgjedhin dhe të konsumojnë produkte ProBio, duke krijuar ndjeshmëri për kafshët e mbarështuara në mënyrë industriale. Shumica e pulave e kalojnë jetën e tyre në një kafaz me madhësinë e një letre A4 – shkallëzojeni deri në përmasa njerëzore, krijoni një ‘kafaz’ dhe ftojini njerëzit të qëndrojnë brenda tij për ta përjetuar jetën si një pulë pularie industriale. Ndiqni informacionin se si mund të hanë ProBio dhe t’u japin kafshëve një jetë më të mirë.
Një indeks PR
Krijoni një indeks të shërbimeve ProBio si restorante, qendra përpunimi, dyqane, etj.në vend – ato që përdorin tregti organike ProBio dhe potencialisht paguajnë stafin e tyre në mënyrë të drejtë dhe dhurojnë ushqime të mbetura për ata që kanë nevojë gjithashtu. Përdorni indeksin për të gjeneruar PR dhe për të krijuar një vulë certifikimi për restorantet kualifikuese.
Partneritetet strategjike
Bëni partner shitësit me pakicë dhe zinxhirët e marketeve, p.sh. supermarkete si Bio Ju, Spar etj… Shtoni një filtër/hashtag #ProBio në përvojat e blerjeve dhe porosive.
Aktiviteti në dyqan
Bëni partner shitësit me pakicë dhe krijoni një seksion të ushqimit ProBio që përmban një sërë ushqimesh organike. Përdorni pikat e shitjes dhe komunikimet në raft për të përhapur mesazhin e ProBio-s.
Marketingu gueril mjedisor
Promovoni ProBio, bindni konsumatorët të zgjedhin produkte organike, duke treguar pasojat negative të zgjedhjes së alternativës. Bëni partner një artist të profilit të lartë për të krijuar një sërë muralesh provokuese që përshkruajnë problemet e krijuara nga ushqimi ‘jo ProBio’, p.sh. bujqësia dhe puna e fëmijëve, ushqimi inorganik dhe pesticidet.